Irini Nanushi (Angjele): În inima fiecărei vârste / Në zemër të çdo moshe (versuri) [RO]


În româneşte / Përktheu: Kopi Kyçyku

ION C. ROGOJANU

Vârsta fără vârstă a poeziei

Acum zece ani, am avut ocazia să fac o vizită în Albania. Mi-am dat seama imediat că, alături de poezia epică, există spaţiu şi pentru cultivarea liricii. Mărturie în acest sens stă şi volumul de faţă, tradus cu măiestrie de către scriitorul şi bunul meu prieten Kopi Kycyku.
Versurile doamnei Irini Nanushi (Angjele) sunt pline de miez şi de miresmele minunatului peisaj al munţilor şi al câmpiilor balcanice. Totodată, se simte în aceste versuri grija autoarei de a trata toate temele clasice cu un simţ de răspundere ce ajută la crearea unor imagini blânde, familiale, trezind un interes viu faţă de tot ceea ce existenţa umană are mai de preţ şi, implicit, mai pozitiv. Un element caracteristic al poeziei sus menţionate este discreţia autoarei, lipsa oricărei tendinţe de a „prinde” un ego vizibil, competitiv la cerinţele mass-mediei actuale.
Se poate afirma că Irini Nanushi (Angjele) scrie pentru a nu uita şi pentru a le aduce aminte oamenilor, contemporanilor, că Memoria colectivă are o importanţă imensă cu cât mai globale tind să devină amintirile. Personajele principale pentru Irini Nanushi (Angjele) sunt sentimentele înalte şi înălţătoare, apoi lacul, anotimpurile, părinţii, copiii, elevii, figurile scumpe ale copilăriei. Este, de fapt, o natură omenită de Dumnezeu, în căutarea îndumnezeirii omului.
Imaginile ce ne trec prin ochii memoriei, ne ajută să le regăsim şi să ne regăsim în amintiri individuale, înrădăcinate în viaţa balcanică de odinioară, ca într-un tezaur comun din care poate lua oricine, dar pe care nu oricine îl poate îmbogăţi şi/sau ocroti.

Mosha pa moshë e poezisë

Dhjetë vjet më parë pata rastin të bëj një vizitë në Shqipëri. Meenjëherë e kuptova se, krahas poezisë epike, ekziston hapësirë edhe për lëvrimin e lirikës. Dëshmi në këtë aspekt është edhe ky vëllim i përkthyer nga shkrimtari dhe miku im i mirë Kopi Kyçyku.
Vargjet e zonjës Irini Nanushi (Angjele) janë tëmbushura me ajkën dhe aromat e pejzazhit të mrekullueshëm të maleve dhe të fushave ballkanase. Gjithashtu, ndjehet në këto vargje kujdesi i autores për trajtimin e të gjitha temave klasike me një ndjenjë përgjegjësie që ndihmon në krijimin e disa imazheve të buta, familiare, duke zgjuar një interes të gjallë ndaj gjithçka vetëqënia njerëzore ka më të çmuar dhe, për rrjedhojë, më pozitive. Një element veçorizues i poezisë së lartpërmendur është pabuja e autores, mungesa e çdo prirjeje për të “kapur” një ego të dukshme, garuese sipas kërkesave të masmediasve të tanishme.
Mund të pohojmë se Irini Nanushi (Angjele) shkruan për të mos harruar dhe për t’u sjellë ndërmend njerëzve, bashkëkohësve, se Kujtesa kolektive ka rëndësi të jashtëzakonshme sa më globale synojnë të bëhen kujtimet. Peronazhet kryesore për Irini nanushi (Angjelen) janë ndjenjat e larta dhe lartësuese, pastaj liqeni, stinët, prindërit, fëmijët, nxënësit, figurat e shtrenjta të fëmijërisë. Kemi të bëjmë, në të vërtetë, me një natyrë të njerëzuar nga Perëndia, në kërkim të perëndizimit të njeriut.
Imazhet që na kalojnë përmes syve të kujtesës, na ndihmojnë edhe të rigjendemi në kujtime vetjake, të rrënjuara në jetën ballkanike të dikurshme, si në një thesar të përbashkët nga i cili mund të marrë gjithkush, por të cilin nuk mund ta pasurojë (ruajë) kushdo.

Popular Posts