Grigor Vieru: Biblioteka e vesës (Biblioteca de rouă) - P o e z i [AL]
Zgjodhi e shqipëroi nga rumanishtja / Culegere şi traducere din română: Kopi Kyçyku
Grigor
Vieru (Grigore
Vieru) u lind më 14 shkurt 1935 në katundin Pererata të ish-qarkut Hotin, në
territorin e sotëm të Republikës së Moldavisë, në famile bujqve rumunë Pavel
dhe Eudokia Vieru, me mbiemrin vajzëror Didik. Kreu shkollën shtatëvjeçare në
fshatin e lindjes në vitin 1950 dhe vazhdoi shkollën e mesme në qytetthin
Lipkan, të cilën e përfundoi më 1953.
Filloi të botojë më 1957, kur ishte student. Më
1958, Vieru mbaroi Institutin Pedagogjik “Ion Kreanga” të Kishinjevit,
Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë. Në të njëjtin vit iu botua vëllimi i
dytë poetik për fëmijë dhe nisi punën si redaktor në revistën për fëmijë
“Shkëndija leniniste”. Ka qenë redaktor edhe i revistës “Dnjestri”, organ i
Bashkimit të Shkrimtarëve të Republikës së Moldavisë, i Shtëpisë Botuese “Libri
Rumun”, i Shtëpisë Botuese “Libri Moldovas”, ku iu botuan dy vëllime të tjera
me vjersha dhe një poemë kushtuar Mihai Emineskut. Më 1965 i jepet Çmimi
Republikan i Komsomolit për vëllimin “Vargje
për lexuesit e të gjitha moshave” etj.
Më 1968 boton vëllimin me poezi lirike “Emri yt”, që u vlerësua nga kritika si
vepra më origjinale. Në vitet 1969, 1970, 1973, 1974, 1977, 1981, 1982, 1989,
Grigore Vieru boton në Kishinjev e në Bukuresht njëri pas tjetrit vëllime të
tjera poetike, që gëzojnë popullaritet të madh.
Më 1990 u zgjodh Anëtar Nderi i Akademisë Rumune;
më 1991 anëtar i Komisionit Shtetëror për Çështjet e Gjuhës, ndëra më 1992
Akademia Rumune e propozoi si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.
Në vitin 1993 Grigore Vieru u zgjodh anëtar
korrespondent i Akademisë Rumune.
Më 16 janar 2009, poeti pësoi një aksident të
rëndë automobilistik në afërsi të Kishinjevit, çka i solli vdekjen.