Ardian-Christian Kyçyku - "Si" [Teatër]
Gjatë një mbrëmjeje të rëndomtë, me fara, birrë e thashetheme, anëtarët e familjes së z. Gani gjenden të ngujuar në shtëpi. I çuditshmi Ani i ka mbyllur brenda dhe synon të sqarohet me Ganiun për një firmë që ky e ka vënë vite më parë, në njërën nga zyrat e shumta ku ka punuar. Ani nuk le të kuptohet nëse vjen nga jashtë shtetit, apo nga një lagje tjetër e kryeqytetit, por ka sjellë me vete një si-libër që mund të jetë minë me sahat, ose një si minë që ka trajtë libri.
Dramë e paaftësisë në pushtet dhe pas tij, “Si” është edhe një himn kushtuar Metaforës dhe atyre që i shërbejnë, jo rrallë duke u flijuar, të paktën metaforikisht.
Deri në mbyllje të ngjarjes nuk vdes asnjëri nga të pranishmit, mbase as në sallë. Autori